October 2, 2018 marin

SHTETET ME TË CILAT REPUBLIKA E SHQIPËRISË KA NËNSHKRUAR MARRËVESHJE DYPALËSHE PËR NJOHJEN DHE KONVERTIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT

  1. Kroacia– Ligj Nr. 52/2012 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë Për NJohjen e Ndërsjellë të Lejeve të drejtimit”.
  2. Italia– Vendim Nr. 1593 datë 3.12.2008 “Për miratimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, Për Konvertimin e Lejeve të drejtimit”, e rinovuar më datë 25.12.2014.
  3. Mali i Zi– Vendim Nr. 66 datë 25.1.2015 “Për miratimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, Për Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të drejtimit”.
  4. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë– Vendim Nr. 4 datë 4.1.2013 “Për miratimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Për Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të drejtimit”.
  5. Kosova– Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të drejtimit/Patentave të Shoferëve.
  6. Greqia– Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, “Mbi njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit”, sipas VKM Nr. 479, datë më 31.07.2018.