Shpallje për vend të lirë pune në strukturën TASK-FORCË

Sot më datë 11.01.2019, në zbatim të VKM-së Nr. 465, datë 26.07.2018, “Për krijimin e Task-Forcës për përmirësimin e nivelit të kontrollit të mjeteve motorike e rimorkiove të tyre”, shpall njoftimin e punësimit për:

“Jurist”, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, në strukturën “Task – Forcë për përmirësimin e nivelit të kontrollit të  mjeteve motorike e rimorkiove të tyre”.

Kandidatët e interesuar duhet të përmbushin këto kritere:

  1. Të zotërojnë diplomë të Fakultetit të Drejtësisë, të nivelit Master ose sistemi i vjetër 4-vjeçar.
  2. Të kenë të paktën 3 (tre) vite eksperiencë pune në profesion.
  3. Të kenë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit, vërtetuar më dëshminë përkatëse;
  4. Të jenë njohës të mirë të gjuhës angleze dhe/ose italiane, vërtetuar më dëshminë përkatëse;
  5. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese.

Kandidatët e interesuar që përmbushin kriteret e mësipërme, janë të lutur të dorëzojnë brenda datës 2401.2019, ora 12.00 pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse të Strukturës Task-Forcë me adresë, Rruga “Muhedin Llagani”, Nr. 10, Tiranë ( Objekti DPSHTRR-së), kërkesën për punësim, një kopje të CV të përditësuar, çertifikata e kualifikime të ndryshme, një fotokopje e librezës së punës, një kopje të ID.

Për informacione më të detajuara, mund të dërgoni email në adresën: taskforca@infrastruktura.gov.al.