October 2, 2018 marin

SHËRBIMI ATP

Baza ligjore

  • Ligj Nr. 9289 datë 07.10.2004 Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen “Për transportin ndërkombëtar të ushqimeve delikate dhe pajisjet speciale që përdoren në këto transporte”
  • Udhëzim Nr. 7 datë 15.06.2012 ‘Për kontrollin e mjeteve të transportit në regjim të temperaturave të kontrolluara sipas marrëveshjes  së ATP’
  • Udhëzim Nr. 3807 datë 27.07.2016 ‘Për kontrollin e mjeteve të transportit në regjim të temperature vetë kontrolluara sipas marrëveshjes ATP’ i ndryshuar.

Procedura që duhet ndjekur për t’u pajisur me certifikatën ATP:  

  • Kryhet kontrolli i mjetit sipas marrëveshjes ATP në një nga ambientet provë të autorizuar nga Ministria përgjegjëse për transportin rrugor dhe pajiset me raportin e ekspertit;
  • Pas përfundimit të kryerjes së raport ekzaminimit të mjetit  paraqitet në DRSHTRR Tiranë për tërheqjen e faturës me TVSH  dhe kryen pagesën në bankë të tarifës prej 4.000 lekë.
  • Depoziton kërkesën në DPSHTRR për t’u pajisur me certifikatën ATP sipas llojit të transportit që kryen, kombëtare ose ndërkombëtare, së bashku me:
  1. Raportin e ekspertit ATP ku konfirmon gjendjen e mirë teknike të mjetit sipas dispozitave të marrëveshjes;
  2. Fotokopje e lejes së qarkullimi;
  3. Mandatin e pagesës për shlyerjen e tarifës prej 4.000 lekë.