October 24, 2018 marin

PROGRAMI I PËRGATITJES TEORIKE DHE KOHËZGJATJA E NEVOJSHME

Programi i përgatitjes dhe provimit të teorisë është si më poshtë:

  • për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1 dhe B  – 25 tema;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë AM në lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B – 25 tema;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C1, C – 17 tema;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D1, D – 2 tema;

Programi i përgatitjes së teorisë për lejedrejtimin e kategorisë A1, A2, B1 dhe B është i njejtë. Për çdo kalim ndërmjet këtyre kategorive, nga njëra kategori në  tjetrën, nuk zhvillohet përgatitje teorike dhe provim teorie.

Kur kandidati aplikon për një kategori më të lartë, nuk testohet për njohuritë e dhëna në provimet për kategoritë e marra më parë.

  • Kohëzgjatja e nevojshme për përgatitjen e njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti është si më poshtë:
  • Për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B, B1- 36 orë, në jo më pak se 15 ditë kalendarike.
  • Për rastet e marrjes së kategorisë  A1, A2, B1, B nga kategoria AM programi për përgatitjen e njohurive teorike është 26 orë, në jo më pak se 8 ditë kalendarike.
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C1, C – 20 orë, në jo më pak se 10 ditë;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D1, D – 4 orë, në jo më pak se 3 ditë;

Programi i përgatitjes teorike, kohëzgjatja e nevojshme dhe provimet për marrjen e lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie automatike (kodi 78) është i njejtë me ato të lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manuale për kategoritë përkatëse.

Është e drejtë e çdo kandidati, që vazhdon autoshkollën, të ankohet te drejtuesi i autoshkollës ose strukturat përgjegjëse në DPSHTRR për aktivitetin e autoshkollës, kur vëren se mungojnë kushtet, nuk bëhen përpjekjet e nevojshme për përvetësimin e programit të detyruar mësimor teoriko-praktik.

Temat për kategoritë A1, A2, B, B1 

Temat më të rëndësishme që kanë 2 pyetje për çdo test provimi 

  1. Sinjalet e rrezikut;
  2. Sinjalet e ndalimit;
  3. Sinjalet e detyrimit;
  4. Sinjalet e përparësisë;
  5. Sinjalet horizontale dhe sinjalet që tregojnë pengesa;
  6. Sinjalet semaforike dhe të policëve të trafikut;
  7. Kufijtë e shpejtësisë, rreziku në trafikun e ngarkuar, sjellja në kalimet në nivel;
  8. Distanca e sigurisë, parimet më të rëndësishme në lidhje me respektimin e një distance të sigurt mes mjeteve, distancat e frenimit dhe zotërimi i rrugës në gjendje të ndryshme si dhe të  kushteve të  motit, faktorët e rrezikut të drejtimit që kanë lidhje me kushtet e ndryshme të rrugëve, veçanërisht nëse ato ndryshojnë sipas motit dhe kohës, ditë apo natë;
  9. Rregullat e qarkullimit të mjeteve; Pozicioni i mjeteve në karrexhatë; ndryshimi i drejtimit të lëvizjes (kthimi); sjellja në prani të funeraleve, kortezheve dhe kolonave ushtarake; sjellja në kryqëzime; rregullat e përparësisë; detyrimet kundrejt mjeteve të policisë dhe të urgjencës; rreziqet e lidhura me manovrat, me drejtimin e tipeve të ndryshme të mjeteve dhe me fushëpamjen e kufizuar të drejtuesit të mjetit.
  10. Shembuj të përparësisë (rregullat e përparësisë në kryqëzime);
  11. Rregullat e parakalimit;
  12. Rregulla të ndryshme si: zënia e karrexhatës; sinjalizimi i mjetit të ndaluar; rregullat e qarkullimit në autostradë dhe rrugë interurbane kryesore; transporti i udhëtarëve; ngarkesa e mjeteve; panelet mbi mjete; tërheqja e mjeteve në avari; tërheqja e rimorkiove.
  13. Sistemet e pajimit; funksioni dhe përdorimi; rripat e sigurimit dhe sistemet e fiksimit për fëmijët; kasko mbrojtëse dhe veshjet e sigurisë;
  14. Sjelljet për parandalimin e aksidenteve rrugore; sjellja në rast të aksidenteve rrugore, kujdesi gjatë drejtimit të motorëve;
  15. Kuptimi, gjykimi dhe vendimmarrja, në veçanti koha e reagimit, si dhe ndryshimet në sjelljen e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkolit, drogës dhe medikamenteve mjekësore, gjendjes mendore dhe lodhjes;

Temat e tjera që kanë vetëm 1 pyetje për çdo test provimi  

  1. Përkufizimet rrugore dhe të trafikut; përkufizimet dhe klasifikimi i mjeteve; detyrat e drejtuesve të mjeteve në përdorimin e rrugës; bashkëpunimi civil dhe përdorimi i rrugës me përgjegjshmëri; Kujdesi kundrejt përdoruesve të dobët të rrugës (të moshuarve, invalidëve, fëmijëve, këmbësorëve, ciklistëve);
  2. Sinjalet treguese;
  3. Sinjalet plotësuese;  sinjalet e përkohshme të kantierit;
  4. Panelet plotësuese;
  5. Ndalimi, qëndrimi, pushimi dhe nisja;
  6. Përdorimi i dritave, pajisjeve akustike, llampave spinë dhe simboleve;
  7. Lejedrejtimi; dokumentet e qarkullimit të mjetit, targat e mjeteve, detyrimi kundrejt funksionarëve dhe agjentëve të policisë; sanksionet;  lejedrejtimi me pikë; përdorimi i lenteve dhe aparateve të tjera;
  8. Përgjegjësia civile, penale dhe administrative, sigurimi i detyrueshëm dhe sigurimet e tjera ligjore të mjetit;
  9. Kufizimi i konsumit; respektimi i mjedisit; ndotja atmosferike, akustike dhe nga hedhjet e mbeturinave;
  10. Elementët përbërës të mjetit, rëndësia e tyre për sigurinë: mirëmbajtja dhe përdorimi; stabiliteti i mjetit në lëvizje; sjellja e            kujdesshme në qarkullim.

Testi  përbëhet nga 40 (dyzet) pyetje të pavarura, dy pyetje për çdo temë të rëndësishme dhe një pyetje për çdo temë tjetër, të cilat bien në mënyrë rastësore.

Temat për kategoritë C1, C 

1.Periudha e drejtimit dhe pushimit. Rregullat për kohën (orët) e drejtimit të mjetit dhe periudhat e pushimit;

2.Paisja regjistruese (tahografi). Përdorimi i pajisjeve të regjistrimit;

3.Legjislacioni për transportin e mallrave;

4.Dokumentat e mjetit dhe qarkullimit që kërkohen për transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave;

5.Sjellja në rastet e aksidenteve. Njohja e masave që duhet të merren pas një aksidenti ose dukuri të ngjashme, duke përfshirë veprime emergjente si evakuimi i udhëtarëve dhe njohuritë bazë për dhënien e ndihmës së parë;

6.Masat që merren për heqjen dhe zëvendësimin e rrotave;

7.Rregulla për peshat dhe dimensionet e automjeteve në qarkullim. Rregulla mbi kufijtë e shpejtësisë së këtyre mjeteve;

8.Kufizimet e fushëpamjes në varësi të karakteristikave të mjeteve. Leximi i një harte rrugore, planifikimi i itinerarit, përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit (fakultativ);

9.Sigurimi i ngarkesave në mjet. Kontrolli i ngarkesës (sistemimi dhe fiksimi), vështirësitë me ngarkesa të llojeve të ndryshme (p.sh. ngarkesa të lëngshme, ngarkesa të varura), ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave dhe përdorimi i pajisjeve të ngarkimit;

10.Lidhja e rimorkiove dhe gjysmërimorkiove. Njohuri mbi llojet, ndërtimi, pjesët kryesore, lidhja, përdorimi dhe mirëmbajtja e përditshme e sistemeve lidhëse;

11.Ndërtimi dhe funksionimi i motorave me djegie të brendshme, lëngjet (p.sh. vaji i motorit, lëngu ftohës), sistemi i ushqimit, sistemi elektrik, sistemi i ndezjes, sistemet e transmetimit të lëvizjes (friksioni, kutia e shpejtësisë etj.);

12.Sistemi i lubrifikimit dhe sistemi i ftohjes. Mbrojtja nga ngrica;

13.Njohuri mbi montimin, përdorimin e drejtë dhe kujdesin për gomat dhe sistemin e amortizimit;

14.Funksionimi i sistemit tëdhe drejtimit. Njohuri mbi llojet, ndërtimin, pjesët kryesore. Mirëmbajtja e përditshme e sistemeve. Rregullatori i shpejtësisë (bllokazhi), dhe funksionimi i sistemit kundër bllokimit frenave (ABS);

15.Defektet dhe përcaktimi i shkakut të avarive;

16.Mirëmbajtja e mjeteve dhe riparimet e zakonshme;

17.Përgjegjësia e drejtuesit të mjetit në lidhje me marrjen në dorëzim të mallit, transportin dhe shpërndarjen e tij në përputhje me kushtet e rëna dakord midis palëve.

Testi përbëhet nga 40(dyzetë) pyetje të pavarura, të cilat bien në mënyrë rastësore, dy pyetje për cdo temë dhe gjashtë pyetje nga gjashtë tema të ndryshme.

Temat për kategoritë D1, D   

1.Legjislacioni për transportin e udhëtarëve;

2.Përgjegjshmëria ndaj udhëtarëve që transportohen:

  •          kontrollet e nevojshme përpara udhëtimit;
  •          komoditeti (rehatia) dhe siguria e pasagjerëve;
  •          transporti i fëmijëve.

Testi përbëhet nga 10 (dhjetë) pyetje të pavarura, pesë pyetje për cdo temë, të cilat bien në mënyrë rastësore.