October 23, 2018 marin

PROCEDURA PËR SHTESË KATEGORIE NË LEJEDREJTIMI

LEJEDREJTIMI QË ZOTËROHET   LEJEDREJTIMI QË KËRKOHET PROVIMI
Kategoria AM Kategoria A1, A2, B1 ose B Provë teorie + provë praktike
Kategoria A1 Kategoria A2 Provë praktike
Kategoria  A2 Kategoria A Provë praktike
Kategoria A1, A2, A, B1 Kategoria B Provë praktike
 Kategoria B Kategoria A1, A2 Provë praktike
 Kategoria B Kategoria BE, B me kodin 96 Lidhje rimorkio + provë praktike
 Kategoria B Kategoria C1, C Provë teorie + provë praktike
  Kategoria C1 Kategoria C Provë praktike
 Kategoria D1 Kategoria D Provë praktike
 Kategoria C1, C, D1, D Kategoria C1E, CE, D1E ose   DE Lidhje rimorkio + provë praktike
 Kategoria C Kategoria D1, D Provë teorie + provë praktike
 Kategoria CE + D Kategoria DE Pa prova

Shtesa e kategorisë në lejedrejtimi ose kalimi në lejedrejtimi të një kategorie tjetër jepet në tabelën e mëposhtme.

 Shënim: Personat me moshë nga 18-21 vjeç, mbajtës të lejedrejtimit të kategorisë B, pajisen me lejedrejtimi të kategorisë A1 vetëm me prova praktike. Mbajtësi i lejedrejtimit të kategorisë B, mbi moshën 21 vjeç, lejohet të drejtojë mjetet e kategorisë A1.

Mosha minimale për regjistrimin e personit të interesuar dhe aftësia e tij për të drejtuar mjete, në funksion të kategorisë së lejedrejtimit, jepen në tabelën e mëposhtme.

Lejedrejtimi Aftësia për të drejtuar
 

Kategoria A1

Mosha minimale

18 vjeç

• motor pa kosh (kategoria L3) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri 11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se

0.1 kw/kg;

• motor me kosh (Kategoria L4) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri 11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se

0.1 kw/kg;

• tricikël (motomjete me tre rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor, kategoria L5), me fuqi deri 15 kw;

• makina bujqësore dhe komplekset e mjeteve bujqësore që nuk i kalojnë kufijtë e përcaktuar në nenin 53, pika 4 e Kodit Rrugor (gjerësia: 1.6 m, gjatësia: 4m, lartësia 2.5 m, masa maksimale e autorizuar me ngarkesë: 2.5 ton, shpejtësia: 40 km/orë).

Kategoria A2

Mosha minimale

18 vjeç

• motor pa kosh (Kategoria L3), me fuqi maksimale deri 35 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqis b   ë së tij;

• motor me kosh (Kategoria L4) me fuqi maksimale deri 35 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij.

Kategoria A
Të paktën 2 vjet pas A2
• motomjete me fuqi më të madhe se 15 kw (motomjete me tre rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor) dhe me kusht që të jenë mbi 21 vjeç;

• motorat pa kosh (L3) ose me kosh (L4) që nuk i përkasin kategorive A1 dhe A2.

Kategoria B1

Mosha minimale

18 vjeç

 

• motomjete me katër rrota, të ndryshëm nga ata AM, masa pa ngarkesë e të cilave është më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike, të cilat fuqinë maksimale neto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15 kw.

• mjete të tjera që konsiderohen motomjete me tre rrota simetrike ndaj aksit gjatësor (të kategorisë L5).

Kategoria B

Mosha minimale

18 vjeç

• automjete me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3500 kg dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose një gjysmërimorkio që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg;

• motomjete me tre rrota simetrike ndaj aksit gjatësor me fuqi më të madhe se 15 kw;

• motomjete të kategorisë A1 me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21 vjeç;

•  makinat bujqësore;

•  makinat teknologjike.

Kategoria B me kodin 96
Të paktën 1 vit pas B
• kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkioje që i kalon 750 kg, kur masa maksimale e autorizuar e një kombinimi të tillë është sidoqoftë më i vogël se 4250 kg.
Kategoria BE
Të paktën 1 vit pas B
• kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios nuk i kalon 3500 kg;
Kategoria C1
Të paktën 1 vit pas B
• automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg, por jo më shumë se 7500 kg ose i projektuar dhe i konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.

• autokampe

Kategoria C1E
Të paktën 1 vit pas C1
• kombinimi i një mjeti motorik të kategorisë C1 dhe një rimorkioje ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg, por masa maksimale e autorizuar e kompleksit të formuar nuk i kalon 12000 kg;

• kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje apo gjysmërimorkioje, masa e autorizuar e të cilave i kalon 3500 kg, me kusht që, në masë, kombinimi i autorizuar të mos i kalojë 12000 kg.

Kategoria C
Të paktën 3 vjet pas B
• automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg  dhe të projektuar e konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.
Kategoria CE
Të paktën 1 vit pas C
• kombinimi i një mjeti të kategorisë C me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.
Kategoria D1
Të paktën 1 vit pas C
• automjet i projektuar dhe konstruktuar për jo më shumë se 16 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit, dhe me gjatësi maksimale që nuk i kalon 8 m. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg.
Kategoria D1E
Të paktën 1 vit pas D1
• kombinim i një mjeti të kategorisë D1 me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.
Kategoria D
Të paktën 3 vjet pas C
• automjete të projektuar dhe konstruktuar për transportin e më shumë se 8 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg;
Kategoria DE
Të paktën 1 vit pas D
• kombinimi i një mjeti të kategorisë D me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.

Kandidati paraqitet në një autoshkollë të licencuar (pavarësisht vendbanimit) për kategorinë e lejedrejtimit që kërkon dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi
  • Për shtetasit shqiptar, fotokopjen e kartës së identitetit që vërtetohet me origjinalin nga nëpunësi i pranimit.
  • Për shtetasit e huaj, fotokopje pasaporte e përkthyer dhe noterizuar (rasti kur pasaporta nuk është gjuhë zyrtare e BE) dhe fotokopje leje qëndrimi, të vlefshme, të noterizuar.
  • Për personelin e huaj të Ambasadave ose të Organizatave Ndërkombëtare që gëzojnë statusin diplomatik duhet fotokopja e pasaportës diplomatike, e vlefshme, fotokopje të kartës diplomatike e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe kërkesa për regjistrimin e shtetasit për kryerje shërbimi, e lëshuar nga Ambasada ose nga Organizata Ndërkombëtare.
  • fotografi me ngjyra, 2 (dy) copë, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat të jetë e nënshkruar nga personi (emër + mbiemër) në pjesën e mbrapme;
  • certifikatë mjekësore me fotografi. Në datën e regjistrimit në DRSHTRR, certifikata duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë 6 muaj nga data e lëshimit;
  • fotokopje të lejedrejtimit që zotëron.
  • Ndërmjet autoshkollës dhe kandidatit lidhet një kontratë, ku përcaktohen të drejtat dhe  detyrat e secilës palë. Kontrata është pjesë e dokumentacionit që ruhet në autoshkollë.
  • Përfaqësuesi i autoshkollës plotëson kërkesën për regjistrim,model D/KR dhe dorëzon në DRSHTRR dokumentet e     kandidatit.

Nëpunësi i pranimit bën verifikimet përkatëse:

  • kandidati duhet të plotësojë kërkesat e moshës;
  • të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente për rivlerësimin, pezullimin, heqjen, anullimin apo ndalimin për pajisje me LD;
  • të ketë lejedrejtimi që mundëson kalimin në kategorinë që kërkohet;
  • të mos jetë në proces përgatitje teorike për kategori tjetër;
  • të mos jetë në proces përgatitje praktike për kategori tjetër, përveç A1, A2 ose A;
  • të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve;
  • të mos ketë lejedrejtimi të hequr.
  • Shtesa e kategorisë në lejedrejtimi ose kalimi në lejedrejtimi të një kategorie tjetër bëhet sipas rastit:
  • Me prova teorie dhe praktike;
  • Vetëm me prova praktike.

 Në rastin e parë procedura është e njejtë me procedurën për marrjen e lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1 ose B.

  • Orët e mësimit dhe koha e nevojshme për përgatitjen e njohurive teorike janë:
  • Për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë AM në lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1 ose B jo më pak se 26 orë në jo më pak se 8 ditë;
  • Për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C1 ose C, jo më pak se 20 orë në jo më pak se 10 ditë;
  • Për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D1 ose D, jo më pak se 4 orë në jo më pak se 3 ditë.
  • Provimi i teorisë është i informatizuar (me kompjuter). Për lejedrejtimi të kategorive A1, A2, B1, B, C1 dhe C janë 40 pyetje, koha në dispozicion është 40 minuta, gabimet e lejuara për të fituar teorinë janë 4, ndërsa për lejedrejtimi të kategorive D1 ose D janë 10 pyetje, koha në dispozicion është 10 minuta, gabimet e lejuara për të fituar teorinë janë 1.

 Në rastin e dytë procedura është e njejtë me procedurën e praktikës për marrjen e lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B.

Për lejedrejtimi të kategorisë C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D, DE tarifa e shërbimit të praktikës është 1500 lekë (200 – regjistrimi dhe 1300 – provimi i praktikës).

Për çdo riprovim praktike bëhet pagesë prej 600 lekë.

Seancat dhe ditët për përgatitjen praktike janë si në tabelë. Seanca ditore është jo më pak se 40 minuta.

LEJEDREJTIMI I MBAJTUR LEJEDREJTIMI QË KËRKOHET
Seanca Ditë
Nuk ka Kategoria AM
Kategoria A1 12 12
Kategoria A2 12 12
Kategoria B1 12 12
Kategoria B 25 25
Kategoria AM Kategoria A1 11 11
Kategoria A2 11 11
Kategoria B1 11 11
Kategoria B 20 20
Kategoria A1 Kategoria A2 11 11
Kategoria B1 11 11
Kategoria B 15 15
Kategoria A2 Kategoria A 11 11
Kategoria B1 11 11
Kategoria B 15 15
Kategoria A Kategoria B1 11 11
Kategoria B 15 15
Kategoria B1 Kategoria A1, A2 11 11
Kategoria B 15 15
Kategoria B Kategoria B96 11 11
Kategoria A1, A2 11 11
Kategoria C1 11 11
Kategoria C 15 15
Kategoria BE 11 11
Kategoria C1 Kategoria C 7 7
Kategoria C1E 7 7
Kategoria C Kategoria CE 7 7
Kategoria D1 7 7
Kategoria D 8 8
Kategoria D1 Kategoria D 7 7
Kategoria D1E 7 7
Kategoria D Kategoria DE 7 7
  • Kandidati fitues i provimit të praktikës:
  • bën pagesën e tarifës së pajisjes me lejedrejtimi (taksa e buxhetit të shtetit) prej:
    • 3000 lekë për A1, A2, A;
    • 4500 lekë për B1, B;
    • 2000 lekë për C1, C;
    • 3000 lekë për D1, D;
    • 3000 lekë për B96, BE, C1E, CE, D1E, DE,
  • si dhe, pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi prej 3500 lekë;
  • kur vendbanimi i kandidatit është në juridiksionin e një Drejtorie tjetër Rajonale ai bën edhe pagesën e tarifës së shërbimit për transferimin e dosjes prej 600 lekë.
  • fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheq lejedrejtimin;
  • kur konfirmon se lejedrejtimin e tij do ta tërheq një person tjetër dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi;

Dorëzon lejedrejtimin dhe pajiset me kopje përmbledhëse të lejedrejtimit, menjëherë.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

V.O. Shtetasit e huaj kanë të drejtë, që në provën e kontrollit të njohurive teorike dhe në provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes, të  marrin përkthyes të licensuar ose të pajisur me diplomën përkatëse.