October 23, 2018 marin

PROCEDURA PËR NJËVLEFSHMËRINË (KONVERTIMIN) E LEJEDREJTIMEVE TË LËSHUARA NGA SHTETET E HUAJA DHE PROCEDURA E PAJISJES ME LEJEDREJTIMI SHQIPTARE TË ANËTARËVE TË TRUPIT DIPLOMATIK TË HUAJ

  1. Procedura për njëvlefshmërinë (konvertimin) e lejedrejtimeve të lëshuara nga shtetet e huaja

Konvertohen në lejedrejtimi Shqiptare lejedrejtimet e vlefshme, të shtetasve shqiptare apo të huaj, të lëshuara nga shtetet anëtar të Bashkimit Europian, SHBA-ve, Kanadasë dhe vendeve që janë palë në konventat dhe marrëveshje të kombeve të bashkuara në fushën e lejedrejtimit të cilët kanë marrë lejen e banimit në Republikën e Shqipërisë.

Shtetet anëtar të Bashkimit Europian janë Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksenburgu, Holanda, Polonia, Portugalia, Qipro, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Irlanda, Malta, Mbretëria e Bashkuar.

Shtetet që janë pjesë e konventës të trafikut rrugor, e datës 8 Nëntor 1968 janë:

Shqipëria, Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bahama, Bahrejni, Bjellorusia, Belgjika, Bosnjë-Hercegovina, Brazili, Bullgaria, Republika e Afrikës Qendrore, Kili, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Croacia, Kuba, Republika Çeke, Republika Demokratike e Kongos, Danimarka, Ekuadori, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Gana, Greqia, Guajana, Selia e Shenjtë, Hungaria, Indonezia, Irani, Izraeli, Italia, Kazakistani, Kenia, Kuvajti, Kirgistani, Letonia, Liberia, Lituania, Luksenburgu, Meksika, Moldavia, Monako, Mongolia, Mali i Zi, Maroku, Holanda, Nigeri, Norvegjia, Pakistani, Peruja, Filipinet, Polonia, Portugalia, Katari, Republika e Koresë, Romania, Federata Ruse, San Marino, Senegali, Serbia, Sejshel, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Taxhikistani, Tajlanda, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Tunezia, Turqia, Turgmenistani, Ukraina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Uruguai, Uzbekistani, Venezuela, Vietnami, Zimbabve.

Aplikanti, shtetas shqiptar apo i huaj, banues në Republikën e Shqipërisë, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi, model D/KSH në DR ku ka vendbanimin, dhe dorëzon:

  • fotokopjen e dokumentit të identifikimit e cila verifikohet me origjinalin. Për shtetasit e huaj, fotokopje pasaporte e përkthyer dhe e noterizuar (kur pasaporta nuk është gjuhë zyrtare e BE) dhe fotokopje leje qëndrimi, të vlefshme, të noterizuar;
  • fotokopje të lejedrejtimit e vlefshme, e lëshuar nga shteti përkatës, e përkthyer në gjuhën shqipe dhe e noterizuar;
  • certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • mandat pagesën për kryerje shërbimi prej 2300 lekë.

Drejtoria Rajonale përcjell dokumentet e mësipërme në DPSHTRR.

  • Për shtetet me të cilat Republika e Shqipërisë ka marrëveshje reciproke për njëvlefshmërinë (konvertimin) e lejeve të drejtimit, DPSHTRR komunikon me palën e huaj për të konfirmuar vërtetësinë e lejedrejtimit, vetëm kur është e parashikuar në marrëveshje. Me ardhjen e konfirmimit pozitiv nga pala e huaj, DPSHTRR vijon procedurën e njëvlefshmërisë së lejedrejtimit të huaj në lejedrejtimi shqiptare, duke përcjellë në Drejtorinë Rajonale shkresën e njëvlefshmërisë së bashku me Vërtetimin e lëshuar nga Arkiva Kombëtare e Regjistrimit të lejedrejtimit.
  • Për shtetet anëtare të Bashkimit Europian, SHBA-ve, Kanadasë dhe vendeve që janë palë në konventat dhe marrëveshjet e Kombeve të Bashkuara në fushën e lejedrejtimit, DPSHTRR, pas shqyrtimit të dokumentacionit të përmendur në pikat a,b,c,d, më sipër, vijon procedurën e njëvlefshmërisë së lejedrejtimit nga e huaj në lejedrejtimi shqiptare, duke përcjellë në Drejtorinë Rajonale shkresën e njëvlefshmërisë së lejedrejtimit së bashku me Vërtetimin e lëshuar nga Arkiva Kombëtare e Regjistrimit të lejedrejtimit.

Aplikanti,

  • dorëzon lejedrejtimin e huaj;
  • bën pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi prej 3500 lekë;
  • fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheq lejedrejtimin;
  • kur konfirmon se lejedrejtimin e tij do ta tërheq një person tjetër dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi

Aplikanti pajiset me kopje përmbledhëse të lejedrejtimit.

Lejedrejtimi shqiptar tërhiqet pranë Drejtorive Rajonale te Sherbimeve te Transportit Rrugor.

  1. Procedura e pajisjes me lejedrejtimi shqiptare të anëtarëve të trupit diplomatik të huaj

Pajisjen me lejedrejtimi shqiptare, anëtarët e përfaqësisë diplomatike, konsullatave të nderit, organizatave ndërkombëtare, agjencive të specializuara të OKB-së në Shqipëri, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, (mbajës të pashaportës diplomatike), vetëm në rastet kur ata qëndrojnë më shumë se një vit në Republikën e Shqipërisë

Aplikanti plotëson kërkesën për kryerje shërbimi, model D/KSH, deklaratën e marrjes së përgjegjësisë administrative, dhe dorëzon:

  • fotokopje të kartës së legjitimitetit, të lëshuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, të vlefshme, të legalizuar nga Përfaqësia Diplomatike ose Organizata Ndërkombëtare;
  • fotokopje të pasaportës diplomatike, të vlefshme, të përkthyer dhe të legalizuar nga Përfaqësia Diplomatike ose Organizata Ndërkombëtare;
  • fotokopje të lejedrejtimit të vlefshme, të përkthyer dhe të legalizuar nga Përfaqësia Diplomatike ose nga Organizata Ndërkombetare;
  • certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • mandat pagesën për kryerje shërbimi.

Drejtoria Rajonale përcjell dokumentet e aplikantit në DPSHTRR ku shqyrtohet dokumentacioni dhe vijohet procedura duke përcjellë në Drejtorinë Rajonale shkresën për pajisje me lejedrejtimi shqiptare së bashku me Vërtetimin e lëshuar nga Arkiva Kombëtare e Regjistrimit të lejedrejtimit.

DRSHTRR njofton aplikantin për tu paraqitur për aplikim për pajisje me lejedrejtimi shqiptare.

Aplikanti,

  • bën pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi prej 3500 lekë;
  • fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheq lejedrejtimin;

Aplikanti pajiset me kopje përmbledhëse të lejedrejtimit, menjëherë.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë Drejtorive Rajonale te Sherbimeve te Transportit Rrugor.