October 23, 2018 marin

PROCEDURA E RINOVIMIT TË LEJEDREJTIMIT PËR HUMBJE TË VLEFSHMËRISË SË SAJ

Afatet e vlefshmërisë së lejedrejtimit në funksion të moshës dhe kategorisë së lejedrejtimit jepen në tabelën si më poshtë.

 

Mosha

(M)

 

Kategoritë e lejedrejtimit

 

Kategoritë e lejedrejtimit të posaçme
AM, A1, A2, A, B1, B, BE C1, C1E, C, CE D1, D1E, D, DE    
 AM, A1, A2, A, B1, B  C1, C
Deri në 50 vjeç 10 vjet  

 

5 vjet

   

 

5 vjet

 

 

 

5 vjet

 

5 vjet
 

50 < M ≤ 60

 

 

 

5 vjet

 

3 vjet

 

60 < M ≤  65

 

  3 vjet 3 vjet
 

65 < M ≤ 70

 

2 vjet

+ DAPF

*Për C dhe CE vetëm për mjetet  deri 20 tonë

3 vjet + çdo 1 vit DAPF

(Për taksi)

Ska
70 < M ≤  80 3 vjet Ska Ska Ska
M  > 80 3 vjet + çdo 1 vit DAPF Ska Ska 3 vjet + çdo 1 vit DAPF Ska

DAPF – Dëshmia e Aftësisë Psikofizike

Drejtuesi i mjetit aplikon për rinovimin e lejedrejtimit, në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin, para përfundimit të afatit të vlefshmërisë së saj.

Nëpunësi i pranimit kontrollon në sistem nëse lejedrejtimi është e vlefshme apo, e pezulluar, bllokuar, etj., me vendim të organeve kompetente.

  • Për rinovimin e lejedrejtimit, aplikanti plotëson kërkesën për kryerje shërbimi,model D/KSH dhe dorëzon:
  • dokument identifikimi

Për shtetasit shqiptar, fotokopjen e kartës së identitetit që vërtetohet me origjinalin nga nëpunësi i pranimit.

Për shtetasit e huaj, fotokopje pasaporte e përkthyer dhe noterizuar (rasti kur pasaporta nuk është gjuhë zyrtare e BE) dhe fotokopje leje qëndrimi, të vlefshme, të noterizuar. Për personelin e huaj të Ambasadave ose të Organizatave Ndërkombëtare që gëzojnë statusin diplomatik duhet fotokopja e pasaportës diplomatike, e vlefshme, fotokopje të kartës diplomatike e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe kërkesa për regjistrimin e shtetasit për kryerje shërbimi, e lëshuar nga Ambasada ose nga Organizata Ndërkombëtare.

  • certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim;
  • Për rastet e humbjes, vjedhjes apo shkatërrimit të lejedrejtimit duhet të dorzojë lejedrejtimin e përkohshme, ose vërtetimin e denoncimit të policisë. Në mungesë të lejedrejtimit të përkohshme, qytetari aplikon për lejedrejtimi pas përfundimit të afatit prej 30 ditë nga data e lëshimit të vërtetimit të policisë;
  • bën pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi prej 3500 lekë;
  • fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheq lejedrejtimin;
  • kur konfirmon se lejedrejtimin e tij do ta tërheq një person tjetër dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi.

Aplikanti pajiset me kopje përmbledhëse të lejedrejtimit, menjëherë.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë Drejtorive Rajonale te Sherbimeve te Transportit Rrugor.