October 23, 2018 marin

PROCEDURA E RIMARRJES SË LEJEDREJTIMIT PAS HUMBJES TOTALE TË PIKËVE, OSE HEQJES SË LEJEDREJTIMIT

Pas humbjes totale të pikëve apo heqjes së lejedrejtimit, rimarrja e lejedrejtimit bëhet me anë të provimit të kualifikimit teorik në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin mbajtësi i lejedrejtimit, pas përfundimit të afatit të pezullimit të lejedrejtimit.

Mbajtësi i lejedrejtimit plotëson kërkesën për kryerje shërbimi, model D/KSH, në DRSHTRR, pas përfundimit të afatit të pezullimit të lejedrejtimit.

Nëpunësi i pranimit verifikon,

  • totalin e pikëve ose, vendimin e policisë për heqje të lejedrejtimit;
  • afatin e pezullimit te lejedrejtimit.

Mbajtësi i lejedrejtimit dorëzon:

  • dokument identifikimi dhe fotokopjen. Karta e identitetit verifikohet dhe i kthehet aplikantit;
  • mandat pagesën për regjistrim dhe hyrje në provën e teorisë (pagesa është e përbashkët për regjistrim + hyrje në provim teorie prej 1500 lekë).
  • Nëpunësi i pranimit lëshon “LEJE”,model DD/TP, dhe njofton aplikantin për datat e provimit të teorisë. Leja është e vlefshme 30 ditë nga data e lëshimit.

Apikanti testohet për njohuritë mbi kapitullin V “Normat e sjelljes” të Kodit Rrugor. Provimi është i informatizuar (me kompjuter), numri i pyetjeve – 30, koha maksimale – 30 minuta, numri i gabimeve të lejuara – 3.

Në rast se qytetari nuk e fiton provimin e kualifikimit teorik, atëherë ai ka të drejtë të pajiset me “LEJE” tjetër, kundrejt pagesës përkatëse.

Numri i provimeve nuk është i kufizuar.

Pas fitimit të provimit të kualifikimit teorik, aplikantit, i rikthehet lejedrejtimi ekzistuese.

Me fitimin e provimit të kualifikimit teorik sasia e pikëve të lejedrejtimit bëhet 20.