October 23, 2018 marin

PROCEDURA E ANKIMIT PËR REFUZIM SHËRBIMI

Kur nëpunësi i pranimit, gjatë verifikimit të dokumentacionit të aplikantit konstaton parregullësi në dokumentacionin e aplikantit apo, vendime të organeve kompetente për ndalimin e pajisjes së shtetasit me lejedrejtimi, e ndërpret procedurën e kryerjes së shërbimit dhe sqaron qytetarin. Me kërkesë të qytetarit plotëson dokumentin “Refuzim Shërbimi” model D/RSH.
Pas marrjes së Refuzim Shërbimit, qytetari ka të drejtë të ankohet te Përgjegjësi i Zyrës ose Kryetari i Degës Drejtuesve të Mjeteve. Kur qytetari nuk është dakort me përgjigjen, brenda 2 ditëve ka të drejtë të ankohet te Drejtori i Drejtorisë Rajonale.
Kur qytetari nuk është dakort me përgjigjen e marrë nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale, brenda 2 ditëve ka të drejtë të ankohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.