October 24, 2018 marin

PARAQITJA E KANDIDATËVE PËR PROVA TEORIE. PROVIMI I TEORISË

Sektori përkatës i DRSHTRR-së, publikon dhe njofton në rrugë elektronike autoshkollat për grafikun e marrjes në prova, sipas autoshkollave dhe me orare të përcaktuara. Grafiku hartohet mbi bazën e kërkesave të bëra nga drejtuesit teknikë të autoshkollave dhe të kapaciteteve të DRSHTRR.

Procedurat e hartimit dhe publikimit të grafikut përcaktohen nga DPSHTRR.

Kandidatët duhet të paraqiten në prova me dokumentin e identifikimit si dhe lejen apo autorizimin përkatës.

Nënshtetasit e huaj duhet të paraqesin pasaportën, lejeqëndrimin ose kartë legjitimiteti për trupin diplomatik si dhe lejen apo autorizimin përkatës

  • Provimi i teorisë bëhet pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku ka adresën autoshkolla, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe.

Kandidati ka në dispozicion 6 muaj për fitimin e provimit të teorisë, duke filluar nga data e lëshimit të lejes.

Prova e parë e teorisë nuk mund të jetë më parë se data e përfundimit të programit përgatitor të teorisë. Llogaritja e kësaj date bëhet duke filluar nga data e lëshimit të Lejes dhe duke shtuar ditët kalendarike të përcaktuara.

Kandidati ka të drejtë të jape deri në 5 herë provimin e teorisë, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin e teorisë brenda 6 muajve apo pas 5 herë paraqitje në provimin e teorisë, atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para pas përfundimit të vlefshmërisë së lejes.

Para çdo riprovimi bëhet pagesa përkatëse e shërbimit për riprovim.

Kandidati në momentin e provimit të teorisë duhet të paraqitet me kartën e identitetit ose pasaportën dhe Lejen model DD/T

  • Provimi i teorisë është i informatizuar. Numri i pyetjeve, koha maksimale e zhvillimit të provës së teorisë dhe gabimet e lejuara janë si më poshtë:
  • për lejedrejtimi të kategorisë AM – 30 pyetje, 30 minuta, 3 gabime;
  • për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1 dhe B  – 40 pyetje, 40 minuta, 4 gabime;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë AM në lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1 dhe B  – 40 pyetje, 40 minuta, 4 gabime;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C1, C – 40 pyetje, 40 minuta, 4 gabime;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D1, D – 10 pyetje, 10 minuta, 1 gabim