October 24, 2018 marin

NJËVLEFSHMËRIA (PËRMBAJTJA) E KATEGORIVE TË LEJEDREJTIMIT

1.Të gjithë kategoritë e lejedrejtimit janë të vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë AM;

2.Lejedrejtimi i kategorisë A2 është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1;

3.Lejedrejtimi i kategorisë A është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1 dhe A2;

4.Lejedrejtimi i kategorisë B është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë B1, për tëmotomjete me tre rrota simetrike ndaj aksit gjatësor me fuqi më të madhe se 15 kw, si dhe motomjetet e kategorisë A1, me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21 vjeç;

5.Lejedrejtimi i kategorisë BE, ose B me kodin 96, është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë B;

6.Lejedrejtimi i kategorisë C është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë C1 dhe B;

7.Lejedrejtimi i kategorisë D është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë D1, C dhe B;

8.Lejedrejtimi i kategorisë CE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve të kategorisë C1E dhe BE;

9.Lejedrejtimi i kategorisë CE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve të kategorisë DE me kusht që personi të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë D;

10.Lejedrejtimi i kategorisë DE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve të kategorisë D1E, CE, C1E dhe BE;

11.Lejedrejtimi i kategorisë C1E, CE, D1E, ose DE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve për kategorinë BE.

12.Çdo kategori lejedrejtimi mjeti me kuti shpejtësie manuale është e vlefshme për të njejtën kategori lejedrejtimi me kuti shpejtësie automatike, e kundërta jo.