October 2, 2018 marin

NDRYSHIM I PRONËSISË MBI MJETIN

Vendbanimi juaj administrohet nga e njëjta Drejtori Rajonale që administronte vendbanimin e pronarit të vjetër.

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin e ri, dorëzon këto dokumenta:

  1. Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB. Ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtpërdrejt në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, origjinal.
  4. Lejeqarkullimi e mjetit.
  5. Certifikatë pronësie e mjetit.
  6. Certifikatë e kontrollit fizik të(Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).
  7. Targat e mjetit, kur ato janë sipas sistemit të vjetër.
  8. Vërtetimi RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

Vendbanimi juaj administrohet nga një Drejtori Rajonale e ndryshme nga ajo që administronte vendbanimin e pronarit të vjetër.

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin, dorëzon këto dokumenta:

  1. Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB. Ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtpërdrejt në sportel  nga nënpunësi i pranimit  dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Lejeqarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatë pronësie e mjetit.
  5. Certifikatë e kontrollit fizik të(Ky dokument lëshohet pas kryerjes së  kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).
  6. Targat mjetit nëse janë të modelit të vjetër.
  7. 7. Vërtetimi RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

Dokumentat e pikave 2 deri 5, pasi të fotokopjohen nga punonjësit e shërbimit, do t’ju kthehen përsëri së bashku me një faturë shërbimi. Këto dokumenta do të shërbejnë për të qarkulluar deri në momentin e transferimit të dosjes së mjetit.
Në momentin e transferimit të dosjes së mjetit tuaj, të gjithë dokumentat e lartëpërmendur, si dhe targat e mjetit (vetëm kur janë sipas sistemit të vjetër) dorëzohen pranë sportelit, për t’u pajisur me targat dhe dokumentacionin e ri.