October 2, 2018 marin

MJET I IMPORTUAR I RI (0 Km) I BLERË JASHTË SHTETIT

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të ri, (me 0 Km) të blerë jashtë shtetit, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që mbulon vendbanimin e tij dhe duhet të dorëzoj këto dokumenta;

  1. Kërkesën,DRM45, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
  2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB,i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit, i cili bëhet pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).
  4. Dokumentin e origjinës së mjetit, të lëshuar nga prodhuesi në origjinal.
  5. Dokumentin e zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  6. Dokumenti i fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.
  7. Kontrata e sigurimit të detyrueshëm (Policia e sigurimit TPL).

Shënim:Të gjithë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizura.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumentave të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.