Mjet i importuar (0 km) i blerë në Shqipëri

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të ri (me 0 Km), të blerë në Shqipëri, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që mbulon vendbanimin tuaj dhe duhet të dorëzojë këto dokumenta:

  1. Kërkesën DRM45, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
  2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, kërkohet ekstrakti i QKB-së, i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Çertifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  4. Dokumenti teknik i origjinës së mjetit, të lëshuar nga prodhuesi, në origjinal.
  5. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  6. Dokumenti i fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.
  7. Kontratë e sigurimit të detyrueshëm (Policia e sigurimit TPL).
  8. Vërtetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

Shënim: Të gjithë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara.
Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumentave të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.