October 2, 2018 marin

LICENCË PËR TRANSPORT TË MALLRAVE ME MJETE JASHTË NORME

Lëshohet vetëm për subjektet juridike, neni 15, 16, 32, udhëzimi 15, datë 27.7.2007 i azhornuar.

Dokumentat që nevojiten janë:

  • Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti)
  • Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB)
  • Leja e qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje)
  • Certifikatë e Kontrollit Fizik të mjetit
  • Certifikatë e Kompetencës Profesionale në transportin rrugor të mallrave (mbahet fotokopje)
  • Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën një vjeçare)
  • Kontratë qiraje (kur mjeti është marr me qira)
  • Dokumentin e kredibilitetit bankar, që vërteton gjendje të përshtatshme financiare

– Afati i Licencës është 5-vjeçar, pagesa është 20 000 lekë