DËSHMI E AFTËSISË PROFESIONALE MËSUES TEORIE DHE INSTRUKTOR PRAKTIKE

  1. Dëshmia e Mësuesit të Teorisë shërben për ata që japin mësimin e teorisë në Autoshkolla. Mësuesi teorisë duhet të jetë i pajisur me Diplomën e shkollës së lartë në degën Inxhinieri Mekanike ose të jetë oficer transporti i diplomuar në Akademinë e Forcave Tokë
  1. Dëshmia e Instruktorit të Praktikësshërben për ata që japin mësimin e praktikës në Autoshkolla.

Instruktorët e Praktikës duhet:

  • të jenë me moshe mbi 30 vjec dhe jo me shume se 65 vjec , duke respektuar ligjin per pensionet , sipas perkatesise gjinore
  • të kenë dokumentin e perfundimit të arsimit të mesëm
  • të kenë leje drejtimi të kategorisë, per te cilën kërkon të testohet , të marrë prej 10 vjetësh ose leje drejtimi të vlefshme të një kategorie më të lartë , ndërsa për kategoritë ‘’A’’ dhe ‘’DE” duhet të kenë leje drejtimi të marra prej 10 vjetësh.

Dokumentacioni që duhet për pajisjen me Dëshmi të Aftësisë Profesionale Mësues Teorie është si më poshtë;

  • Fotokopje të Kartës së Identitetit.
  • Fotokopje e noterizuar e dokumentit të përfundimit të arsimit të lartë.
  • Fotokopje e Lejes së Drejtimit (minimalisht “B”).
  • Fotografi  përmasa 4.2×3.5, 3 copë.
  • Kërkesë me shkrim.

Dokumentacioni që duhet për pajisjen me Dëshmi të Aftësisë Profesionale Instruktor Praktike është si më poshtë:

  • Fotokopje të Kartës së Identitetit.
  • Fotokopje e dokumentit të arsimit të lartë.
  • Fotokopje e Lejes së Drejtimit.
  • Kërkesë me shkrim për kategorinë që aplikon.
  • Fotografi  përmasa 4.2×3.5, 3 copë.
  • Pagesa për regjistrim është 500 lek, provimi është pa pagesë, pagesa e riprovimit  ështe 600 lek. Pajisja me Dëshminë e Aftësisë Profesionale kushton 3600 lekë.

Dokumentacioni për rinovimin;

Dëshmia e Aftësisë Profesionale për Mësuesit  e Teorisë është pa afat, rinovimi i saj bëhet për rastet kur ajo dëmtohet, humbet ose kur poseduesi i saj ndryshon vendbanim.

Pagesa për këtë shërbim është 800 lekë.

Dëshmia e Aftësisë Profesionale për Instruktorët e Praktikës është me afat maksimal 5 (pesë) vjeçar. Rinovimi i saj bëhet për rastet kur ajo mbaron afatin, dëmtohet,humbet ose kur poseduesi i saj ndryshon vendbanim.

Për rinovimin e Dëshmisë së Aftësisë Profesionale për Instruktorët e Praktikës  nevojiten dokumentat e mëposhtëm;

  • Kërkesë me shkrim.
  • Dokumentin ekzistues.
  • Vërtetim banimi.
  • 2 (dy) copë fotografi me ngjyra me përmasa 3.5 x 4.2 cm.
  • Dokumentacionin për shlyerjen e detyrimeve financiare prej 800 lekësh.

Zëvendësimi i Dëshmive të Aftësisë.

Dokumentacioni i nevojshëm për zëvëndësimin e Dëshmive të Aftësisë si rezultat i dëmtimit, të humbjes ose vjedhjes është si më poshtë vijon

  • Kërkesë me shkrim.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Dokumentin ekzistues (në rastin e dëmtimit).
  • Vërtetim banimi.
  • 2 (dy) copë fotografi me ngjyra me përmasa 3.5*4.2 cm.
  • Dokumentacionin për shlyerjen e detyrimeve financiare prej 800 lekësh.