Ç’REGJISTRIMI I PËRKOHSHËM DHE I PËRHERSHËM I MJETIT

Ç’regjistrim i Përkohshëm i mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi)

Personi i interesuar për ç’regjistrim të përkohshëm të mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi), paraqitet pranë sporteleve të shërbimeve të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin dhe dorëzon këto dokumenta:

  1. Kërkesën DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB. Ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtpërdrejt në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Lejeqarkullimi e mjetit.
  4. Targat e mjetit.

Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave  ose targave duhet denoncimi nga Policia e Shtetit.

Çregjistrim i përhershëm i mjetin (heqje e përhershme nga qarkullimi)

Personi i interesuar për ç’regjistrim të përhershëm të mjetit (heqje e përhershme nga qarkullimi), paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin e tij dhe dorëzon këto dokumenta:

  1. Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për ç’regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtpërdrejt në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Lejeqarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatë pronësie e mjetit.
  5. Targat e mjetit.
  6. Vërtetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave  ose targave duhet denoncimi nga policia shtetit.

 Çregjistrim i përhershëm i mjetit për eksport (heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për t’u eksportuar në shtete të tjera)

Personi i interesuar për ç’regjistrim të përhershëm të mjetit për eksport (heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për t’u eksportuar në shtete të tjera), paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin e tij dhe dorëzon këto dokumenta:

  1. Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për ç’regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Lejeqarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatë pronësie e mjetit.
  5. Targat e mjetit.
  6. Vërtetim RBS ( i lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

Mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat vlefshmërie 30 ditë dhe certifikatë pronësie me shënimin “për eksport”.