October 2, 2018 marin

CERTIFIKATË PËR TRANSPORT NDËRKOMBËTAR MALLRASH TË RREZIKSHME

Kamionët me kapacitet transportues nën 1500 kg nuk certifikohen për transport mallrash brenda vendit.
Veprimtaria e transportit ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme për llogari të vet ushtrohet kundrejt certifikatës së mallrave të rrezikshme. Kjo certifikatë lëshohet për subjekte fizike ose juridike.

Aplikimi bëhet me këto dokumenta: (neni 15, 16, 35 udhëzimi 15, datë 27.7.2007 i azhurnuar )

  • Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti)
  • Ekstrakti Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB).
  • Lejen e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje).
  • Kontratë qeraje për mjetet me qira.
  • Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim.
  • Kontolli Teknik Periodik Vjetor, SGS, (mbahet fotokopje).
  • Certifikatën e miratimit për mjetet (vetëm brenda vendit) që transportojnë disa mallra të rrezikshme ADR , (Udhëzimi nr. 6, date 27.5.2015).
  • Certifikatën e kontrollit të pajisjes së transportueshme për mallra të rrezikshme, lëshuar nga Instituti i Enëve nën Presion (model 13)

 – Afati i vlefshmërisë është nga 1 deri në 5 vjet.

Tarifa                                                             Afati pesë vjet
1.Certifikatë e tërheqësit                        10000 lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkjo/1/2 rimorkjo         Ton/kapacitet 100 lekë/në vit