October 2, 2018 marin

CERTIFIKATË PËR TRANSPORT NDËRKOMBËTAR MALLRASH PËR TË TRETË DHE ME QIRA

Për secilin nga mjetet që subjekti kërkon të pajis me certifikatë, për herë të parë kërkohet Licencë për Transport Rrugor Ndërkombëtar Mallrash për të tretë e me qira.
Aplikimi për Licencë bëhet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB): (neni 6, pika 4, udhëzimi 15, datë 27.7.2007 i azhornuar )

Dokumentat që nevojiten janë:

  • Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti)
  • Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB)
  • Certifikatë e Kompetencës Profesionale në transportin rrugor të mallrave për drejtuesin teknik të subjektit.
  • Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën njëvjeçare).
  • Dokumentin e kredibilitetit bankar, që vërteton gjendje të përshtatshme financiare. (5600 euro për mjetin e parë dhe 3500 euro për çdo mjet shtesë.

– Licenca është pa afat, pagesa është 30 000 lekë. 

Me pajisjen me Licencë subjekti i transportit, ka të drejtë të pajis mjetet me certifikatë brenda 60 ditëve nga data e lëshimit, duke paraqitur lejet e qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje), pasi në rast se nuk tërheq licencën, autorizimin ose certifikatën, atëherë këtij i anulohet licenca, autorizimi ose certifikata.

Aplikimi për përsëritjen e certifikatës (pas përfundimit të vlefshmërisë) kërkon:

  • Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti)
  • Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB)
  • Lejet e qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje)
  • Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar)
  • Kontratë qeraje për mjetet me qira.
  • Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim

– Afati i vlefshmërisë është nga 1 deri në 5 vjet.

Tarifa                                                    

Afati pesë vjet
1.Certifikatë e tërheqësit                     10000 lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkjo/1/2 rimorkjo      Ton/kapacitet 10 lekë/në vit