October 2, 2018 marin

CERTIFIKATË PËR TRANSPORT NDËRKOMBËTAR MALLRASH PËR LLOGARI TË VETË

Kamionët me kapacitet transportues nën 1500 kg nuk certifikohen për veprimtarinë e transportit ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet.

Veprimtaria e transportit ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet ushtrohet kundrejt certifikatës. Kjo certifikatë lëshohet për subjekte fizike ose juridike.

 Aplikimi bëhet me këto dokumenta: (neni 15, 16, 34 udhëzimi 15, datë 27.7.2007 i azhurnuar )

  • Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti)
  • Ekstrakti Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB)
  • Lejen e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje)
  • Kontratë qeraje për mjetet me qira.
  • Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim
  • Kontolli Teknik Periodik Vjetor, SGS.

– Afati i vlefshmërisë është nga 1 deri në 5 vjet.

Tarifa                                                        

Afati pesë vjet

1.Certifikatë e tërheqësit                    10000 lekë /5 vjet
2.Kamion/rimorkjo/1/2 rimorkjo    Ton/kapacitet 100 lekë/në vit