October 2, 2018 marin

CERTIFIKATË PËR TRANSPORT MALLRASH TË RREZIKSHME BRENDA VENDIT

Kamionët me kapacitet transportues nën 1500 kg nuk certifikohen për transport mallrash brenda vendit.
Veprimtaria e transportit të mallrave të rrezikshme brenda vendit për llogari të vet ushtrohet kundrejt certifikatës së mallrave të rrezikshme. Kjo certifikatë lëshohet për subjekte fizike ose juridike.

Aplikimi bëhet me këto dokumenta: (neni 15, 16, 31 udhëzimi 15, datë 27.7.2007 i azhurnuar )

  • Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti)
  • Ekstrakti Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB)
  • Lejen e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje)
  • Kontratë qeraje për mjetet me qira.
  • Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim
  • Kontolli Teknik Periodik Vjetor, SGS, (mbahet fotokopje)
  • Certifikatën e miratimit për mjetet (vetëm brenda vendit) që transportojnë disa mallra të rrezikshme ADR , (udhëzimi nr. 6, datë 27.5.2015).
  • Certifikatën e kontrollit të pajisjes së transportueshme për mallra të rrezikshme, lëshuar nga Instituti i Enëve nën Presion (model 13)

 – Afati i vlefshmërisë është nga 1 deri në 5 vjet.

Tarifa                                                             Afati pesë vjet
1.Certifikatë e tërheqësit                        10000 lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkjo/1/2 rimorkjo          Ton/kapacitet 100 lekë/në vit