APLIKIMI PËR KARTË TAHOGRAFI DIGJITAL PËR SHOQËRI

Kartat e memories tahograf lëshohen nga DPSHTRR, bazuar në kërkesën e pronarit/administratorit të shoqërive të vendosura në Shqipëri.

Dokumentacioni i nevojshëm:   

  • Ekstrakti i regjistrit tregtar, lëshuar nga QKB, në original ose njëhsimi me origjinalin;
  • Fotokopje e lexueshme e kartës së identitetit, të përfaqësuesit ligjor të shoqërisë;
  • Autorizim për aplikantin, nëse nuk është përfaqësuesi ligjor i shoqërisë;
  • Mandat pagese për tarifën prej 100 Euro.