October 2, 2018 marin

APLIKIMI PËR KARTË TAHOGRAFI DIXHITAL PËR OFIÇINËN

Titullari i Qendrës Teknike të miratuar aplikon pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në të cilën përfshihet, për lëshimin e kartës së memories së drejtuesit teknik dhe teknikëve të certifikuar.

Dokumentacioni i nevojshëm: 

  • Titullari i Qendrës Teknike do paraqes kërkesën, autorizimin e miratimit të qendrës teknike ose rinovimin e saj të noterizuar ;
  • Certifikatën  e trajnimit për drejtuesin teknik dhe teknikët e certifikuar ;
  • Fotokopje e lexueshme e kartës së identitetit të aplikantit;
  • Dy fotografi të aplikantit;
  • Mandat pagese, me shlyerjen e tarifës prej 100 euro.

Aplikuesi i cili kërkon të pajiset me Kartë Tahografi Dixhital për të gjitha llojet duhet  të  paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale që përfshin vendbanimin e tij, shoqëruar me dokumentet  përkatëse. 

Afatet kohore, rinovimi dhe zëvendësimi i kartave

Kartat e Tahografit Dixhital për drejtues mjeti, shoqërie, për kontrollor nominal si dhe për kontrollor në grup, jepen për një kohëzgjatje prej 5 vjetësh. Ndërsa periudha e vlefshmërisë administrative të Kartës për Ofiçinat dhe Teknikun e Autorizuar është 1 (një) vit. Zëvendësimi i saj në rast vjedhje, humbje ose mosfunksionimi kryhet kundrejt pagesës dhe ka afat vlefshmërie  të njëjtë nëse bëhet deri në tre muaj para afatit të skadencës.

NË RASTE HUMBJE  APO VJEDHJE  MBAJTËSI I KARTËS TAHOGRAF DUHET TË BËJ NJË DENONCIM PRANË AUTORITETEVE KOMPETENTE.

Shërbimet që ofrohen në ofiçinat e Tahografit 

Baza ligjore  

  • ×  Ligj Nr. 9514 datë 18.04.2006 ‘Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane “Për punën e  ekuipazheve të mjeteve të përfshira në transportin ndërkombëtar rrugor (AETR) dhe në protokollin e nënshkrimit e në amendamentin Nr. 4 të saj”’
  • ×  Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1054 datë 22.12.2010 “Për miratimin e rregullores “Për pajisjet e regjistrimit në  transportin rrugor”’
  • ×  Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1243 datë 10.09.2008 “Mbi miratimin e rregullores për organizimin e kohës së punës  të personave që kryejnë transport rrugor, për orët e drejtuesve të mjeteve dhe pajisjet e regjistrimit’
  • ×   Udhëzimi Nr. 4 datë 27.05.2014 ‘Mbi kërkesat teknike dhe standardet e operimit të ofiçinës (Qendrës Teknike) së  autorizuar të Tahografit’ i ndryshuar.

Qendrat Teknike në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Fier,  kryejnë aktivizimin, instalimin, inspektimin dhe kalibrimin e Tahografit Analog dhe Dixhital

Kushtet që duhet të plotësojë mjeti përpara kryerjes së shërbimit në Qendrën Teknike Tahograf:

  • Mjeti është i pangarkuar dhe në kushte normale operimi;
  • Gomat janë në përputhje me rregulloret e konstruksionit dhe përdorimit në zbatim të thellësisë së sipërfaqes së gomës;
  • Gomat janë fryer sipas presionit të rekomanduar nga prodhuesi i mjetit;
  • Ofiçina nuk operon në mjetet  që,  gjatë kontrollit paraprak konstatohen ndërhyrje të paligjshme në sistemin e pajisjes së kontrollit (Tahografit);
  • Teknikët e ofiçinës nuk janë të detyruar të punojnë mbi mjete që sipas mendimit të tyre, duken të jenë të pasigurt.

 Procedurat për Tahografët Analog

  • Instalimi i pajisjes së regjistrimit;
  • Vulosja;
  • Kontrollet dhe inspektimet;
  • Inspektimi periodik dy-vjeçar;
  • Procedura e inspektimit gjashtë vjeçar.

Procedurat për Tahografët Dixhital

  • Heqjen e tahografit dixhital;
  • Instalimin;
  • Aktivizimin;
  • Kalibrimin;
  • Inspektimin periodik;
  • Transferimin e të dhënave;
  • Lëshimin e certifikatës se mos transferimit të dhënave.

Tarifat maksimale për operacionet që kryhen nga ofiçinat e autorizuara të tahografit janë në shumat si më poshtë:

1.Për sistemin e Tahografit Analog 

  • Tarifa e kalibrimit 8500 lekë;
  • Tarifa e inspektimit 2-vjeçar 6500 lekë;
  • Tarifa e inspektimit 6-vjeçar 7800 lekë.

 

2.Për sistemin e Tahografit Dixhital 

  • Tarifa e kalibrimit 8500 lekë;
  • Tarifa e inspektimit 2-vjeçar 6500 lekë;
  • Tarifa për heqjen e pajisjes së regjistrimit 7800 lekë.

Tarifat e mësipërme përfshijnë instalimin e pllakës dhe vulosjen.