APLIKIMI PËR KARTË MEMORIE TAHOGRAFI DIGJITAL PËR DREJTUES MJETI

Karta e Tahografit Digjital lëshohet nga DPSHTRR-ja nëse kërkuesi:

  • Ka vendbanimin e tij në Shqipëri;
  • Është mbajtësi i një lejedrejtimi të vlefshëm i cila mundëson drejtimin e një mjeti që i nënshtrohet marrëveshjes europiane “AETR”.

Dokumentacioni i nevojshëm:  

  • Fotokopje e lexueshme e Lejes së Drejtimit;
  • Fotokopje e lexueshme e kartës së identitetit;
  • Vërtetim banimi;
  • Dy fotografi;
  • Mandat pagese për tarifën prej 100 Euro.