Në zbatim të udhëzimit nr.1649, datë 16.8.1999 i azhurnuar me Udhëzimin nr.14, datë 19.07.2007.
Aplikimi kërkon paraqitjen e mjetit për transport udhëtarësh pranë Drejtorive Rajonale përkatëse me dokumentat:
- Leja e qarkullimit
- Certifikata e kontrollit teknik (SGS)
– Afati është 1-vjeçar, pagesa është:
980 lekë Akt-vlerësimi për kushtet e komoditetit në transportin rrugor të udhëtarëve për autoveturat 4+1 vende
1365 lekë Akt-vlerësimi për kushtet e komoditetit në transportin rrugor të udhëtarëve për autoveturat 8+1 vende
1475 lekë Akt-vlerësimi për kushtet e komoditetit në transportin rrugor të udhëtarëve për autobus.