October 2, 2018 marin

LLOJET E MJETEVE DHE MALLRAVE QË NUK KANË NEVOJË PËR LICENCIM/CERTIFIKIM

(Sipas Udhëzimit Nr.1648, date 16.08 1999 të MPPTT)

  1. Në llojet e mjeteve me qira dhe për të tretë, për të cilat nuk kanë nevojë për licencë, përfshihen mjetet e 
  • Sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Drejtësisë.
  • Kryqit të Kuq dhe ato mjete që transportojnë ndihma ushqimore e mjekësore në rastet e fatkeqësive natyrore.
  • Që transportojnë mallrat e rastit për ose nga aeroportet.
  • Transportit të kafshëve të gjalla me kamina të specializuar për këtë qëllim.
  • Që transportojnë pjesë këmbimi për mjetet e difektuara në rrugë, për anije ose për aeroplanë.
  • Që shkojnë për të zëvendësuar një mjet të difektuar në rrugë.
  • Që transportojnë objekte ose materiale për shfaqje teatrale, sportive, cirku, për regjistrime në radio, në televizion dhe për prodhime filmike.
  • Shërbimeve funerale.
  • Shërbimeve Bankare.
  • Shërbimeve komunale.
  • Transportit të ujit të pijshëm.
  • Autoriteteve lokale për mbrojtjen Civile (MCR), të policisë, zjarrfikësve, autoambulancve, avaro-shpëtueseve të minierave.
  • Urgjencës së elektrikut, ujit të pijshëm, telekomit, të aeroporteve brenda tyre.
  • Të provës nga prodhuesi, autoshkollave.
  • Pastrimit të borës dhe shpërndarjes së kripës dhe rërës në rrugë.
  • Që lëvizin të pajisur me mekanizma ngarkim-shkarkimi, trajlera ose rimorkio që nuk shërbejnë për transport mallrash por që lidhen me konstruksionin e mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve, rulat rrugore dhe rimorkiot e tyre.
  1. Në llojet e mallrave për transport brenda vendit që nuk kanë nevojë për certifikatë përfshihen: 
  • Mallrat që transportohen me mjete që përfshihen në pikën 1,  kur ato punojnë për llogari të vet.
  • Transporti mbeturinave që dalin nga pastrimi i qyteteve dhe shërbimeve të tjera publike në qytete.
  • Çimento rifuxho nga fabrika për në objektet e ndërtimit.
  • Furnizimi i njësive tregtare me vezë, peshk i freskët, perime të freskëta, qumësht e prodhime të tij, kur ato ndodhen brenda qytetit.
  • Furnizimi i farmacive ose spitaleve me barna mjekësore brenda qytetit.
  • Transporti i postës, kur mjetet janë pronë e Drejtorisë së Përgjithshme të Postave.
  • Transporti i prodhimeve nga fermat bujqësore e blegtorale për në fabrikat e përpunimit.
  • Transporti i orendive, mobiljeve dhe sendeve të tjera shtëpiake si dhe orendi e pajisje zyrash.
  • Transporti i sendeve apo lëndëve të konsumit publik si libra, pajisje shkollash, spitalesh apo qëndra shëndetësore, ose qëndra kërkimore shkencore.
  • Transporti i sendeve dhe lëndëve të forcave të armatosura.
  • Në të gjitha rastet e mësipërme, subjekti pronar i mjetit, vërteton me dokumenta zyrtare të lëshuara prej tij llojin dhe destinacionin e mallrave me përjashtim të forcave të armatosura.